Fjalor të ashpër në takim me ambasadorët



VMRO-DPMNE, ka dalur me komunikata jo të zakonshme duke prezentuar në detaje atë që është diskutuar në takimet e ditës së djeshme të liderit të kësaj partie Nikolla Gruevski me ambasadorin amerikan Xhes Bjeli dhe euroambasadorin Samuel Zhbogar.
Pas takimit me ambasadorin amerikan Bejli, VMRO ka lëshuar këtë komunikatë:
Bejli: Cilat janë planet për koalicion të VMRO DPMNE-së?
VMRO DPMNE: Planet varen nga partitë e tjera, të cilat po ndikohen edhe nga faktorë të jashtëm!
Bejli: Cilët janë këta faktorë të jashtëm?
VMRO DPMNE: Nuk jemi të autorizuar të tregojmë!
Bejli: Mund t’ju ndihmojmë në këtë drejtim!
VMRO DPMNE: Puna juaj është vetëm të ndiqni situatën dhe t’i raportoni shtetit tuaj!
Bejli: Ne ju kemi ndihmuar deri tani!
VMRO DPMNE: Për ndihmën e deritanishme, faleminderit!
Bejli: SHBA është mike e Maqedonisë, por disa anëtarë të partisë suaj nuk ndajnë të njëjtin qëndrim!
VMRO: Nuk ka dilema rreth anëtarësimit në NATO e BE dhe miqësisë me SHBA-në, por kjo nuk do të thotë se disa individë, partia apo shteti nuk mund të shprehin mos pajtueshmëri me disa hapa që individë të caktuar që përfaqësojnë SHBA-në kanë ndërmarrë këto kohë.
I njejti reagim edhe në takimin me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar.
Zhbogar: Jam i shqetësuar për fjalorin e përdorur në protestat e fundit!
VMRO DPMNE: U bënë 2 vjet protesta të opozitës, u thyen zyrat e Presidentit, prona shtetërore dhe Brukseli e komuniteti ndërkombëtar nuk thanë një fjalë për to!
Zhbogar: Si do të shkojë situata me protestat?
VMRO DPMNE: Nuk mund të parashikojmë pasi numri i qytetarëve të irituar është i madh dhe revolta nuk do të kontrollohet plotësisht nëse institucionet nuk punojnë në bazë të ligjit.
Zhbogar: Nuk mund t’i komentoj vendimet e KSHZ-së pasi ajo është institucion i pavarur shtetëror, por megjithatë, vendimi final do të merret nga Gjykata Administrative në rast të ankimimit.
Euroambasadori poashtu ka theksuar se Brukseli kërkon që protestat para KSHZ-së të mos dalin nga kontrolli dhe shprehu shqetsim edhe nga retorika e përdorur në fjalimet gjat protestaës para KSHZ-së.
Por protesta me të njejtën retorikë ka vazhduar edhe sot. Në protestë përveç brohoritjeve antishqiptare.
Simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, kanë bartur edhe një parullë kundër ambasadorit Xhes Bejli, në të cilin thuhej Bejli hiq duart nga Maqedonia.
Ndërsa në një pankartë tjetër kanë shprehur dashuri ndaj presidentit të posazgjedhur amerikan Donald Trump.