Flamur Noka i “trembur” nga Ilir Beqaj: Na kërcënoi dje, nuk kishte as gardistë të na mbronin

55

Seanca e sotme plenare në Kuvend, ka nisur me përplasje seanca mes Flamur Nokës dhe kryetaren Elisa Spiropali

Noka: Dje një hajdut dy metra, një hajdut dy metër i gjatë, i burgosur politik

Spiropali: Flisni por mos fyeni.

Noka: Shkelje procedure dhe e rregullores që filloni seancën pa deputetët.

Spiropali: Janë informuar deputetët

Noka: Seanca çelet kur deputetët janë në sallë. Dje një akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës në kundërshtim me ligjin që hynë në sallën e parlamentin, inkurajuar nga dhuna e kryeministri ushtron ndaj opozitës. Një hajdut dy metra i gjatë i burgosur guxon që të sulmojë, agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë. Një hajdut një vend që të japë llogari.

Spiropali: Çdo njeri ka të drejtën e dinjitetit që nuk mund t’ja nëpërkëmbë askush

Noka: Një hajdut dy metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit, more vesh apo jo? Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët, siç bëtë me Olta Xhaçkën. U përpoqët dje që të minonit punën e komisionit. Paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelni çdo normë dhe çdo standard. Komisioni mbrëmë ishte pa gardianë, Ilir Beqaj së bashku me avokatin guxonin të intimidonin deputetët.

Comments