FOTO /Sherr me thika mes taksistëve në Prishtinë


Një sherr mes taksistësh ka degjeneruar në dhunë barbnare ku janë përdurur dhe thikat, në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Kosovës të cilët kanë neutralizuar sherrin. Ndërkohë që disa prej të pranishmëve në grindje janë dërguar në spital pasi kanë marrë plagë nga goditjet me thikë.
Ende nuk është konfirmuar se cili ka qenë shkaku zënkës, por dyshohet se një prej personave të përfshirë në konfrontimet fizike ka pasur problem mendore.