Fotografia e Kurtit me ish-mafiozin e Cosa Nostra-s, tallen keq analistët: “I ka thënë luftoje krimin”

87

Analistët e emisioni “Debat Plus” mbrëmë janë tallur keq me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti me ish-mafiozin e Cosa Nostra-s, amerikanin me origjinë shqiptare, John Alite.

Derisa diskutonin për takimet e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në Nju Jork, analisti Visar Ymeri ka pyetur se si është e mundur që presidentja Osmani të takohet me presidentin e ShBA-së, Joe Biden dhe sekretarin amerikan Antony Blinken, kurse kryeministri Kurti me asnjërin.

Këtu ka ndërhyrë analisti tjetër, Darda Gashi, i cili ka thënë se Kurtit i ka ra hise takimi me Gambinon.

Ironinë me foton e Kurtit me John Alite e ka vazhduar gazetari Lirim Mehmete, duke pretenduar se çka i ka thënë ai Kurtit. “Ai kish thanë Kosova kurrë nuk ka pasur kryeministër më të mirë”, është shprehur Mehmetaj.

Kurse, Ymeri pretendon se ish-mafiozi i ka thënë edhe diçka tjetër Kurtit. “I ka thënë, luftoje krimin”, është shprehur Ymeri.

Kjo ka bërë që të shpërthejnë të qeshurat në studion e “Debat Plusit”.

Comments