Fotolajm/ Ja oficeri i FNSH-së që mbeti i vrarë sot në Torovicë
Quhet Adrian Kodra, 50 vjeç oficeri i FNSH-së në Shkoder, i cili humbi jetën duke u munduar të neutralizojë situatën e rëndë në Torovic, ku një i sëmurë mendor ka terrorizuar duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Adrian Kodra, efektivi që mbeti i vrarë, nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë në spital. Pasi ka qëlluar për vdekje efektivin, Qosja është ngjitur lart në mal, duke i vënë edhe zjarrin malit.
Forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen që të neutralizojnë atë, ndërsa ai po i kundërpërgjigjet me armë.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Torovicë, ju informojmë se efektivi i FNSH-së që humbi jetën në operacionin e zhvilluar për neutralizimin dhe kapjen e shtetasit David Qosja ( i njohur si person me probleme mendore) quhet Ardian Kodra, 50 vjeç, banues në Shkodër.