Foto/Përmbytja e qytetit të Laçit dhe tragjedia e përsëritur

159
fresco

 

midle
2cac87f2-ad86-4687-95a8-8853fffdee8c

Kol Menga humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së hënës. Trupi i tij u mor nga rrjedha e ujit dhe u gjet në një përrua mëngjesin e sotëm. Burri nga Laçi kishte dalë mbrëmjen e djeshme “të shpëtonte” mallin që po ia merrte uji, teksa shiu i furishëm përmbyti qytetin dhe kryesisht zonën e tregut. 48 vjeçari mbante familjen duke shitur rroba të përdorura në treg…

Kjo tragjedi është e përsëritur në qytetin e Laçit. Një vit më parë, në nëntor të vitit 2015, babai me vajzën u mbytën në mes të qytetit kur vërshuan ujërat e shiut në një situatë të ngjashme me natën e 10 tetorit 2016.

Nga përmbytjet në Laç, ku humbi jetën një person, 6 familje u evakuuan, ndërsa mbi 50 banesa dhe 1500 ha tokë u mbuluan nga uji.

Tragjedia e përsëritur është një kambanë alarmi për pushtetin vendor dhe qendror. Kërkohet ndërhyrje e shpejtë për sistemit e përronjve që vërshojnë në qytet sa herë ka reshje, kanalizimet, hidrovoret, etj. /Opinion.al

*Foto 1: Viktima Kolë Menga. Më poshtë foto nga përmbytjet e mbrëmshme dhe paraditen e sotme në Laç dhe rrethina. 

7f43a6d7-55b8-4264-b951-056634eb89e3 (1)82340bed-9546-4d28-ab34-1c182755ad0893fb3050-9cc9-4a68-a60f-484cadaec1b3 (1)

Comments