FR-BDI kërkon dorëheqjen e Stoilkoviqit! “Ministër anti-shqiptar, destabilizues dhe përçarës”

93

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit për Marrëdhenie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, informon Klan Macedonia.

Në fjalimin e tyre para objektit të ministrisë, Veton Sadiku nga FR-BDI tha se Stoilkoviq po kontribuon ne destabilizim dhe përçarje, ndaj duhet që të japë dorëheqje dhe qeveria të distancohet nga veprimet anti-shqiptare.

Nga FR-BDI numëruan disa nga aktivitetet anti-shqiptare që ministri Stoilkoviq i ka ndërmarrë në ditët e fundit.

“Stoilkoviq është vegël destabilizuese për përçarje. Stoilkoviq u shpërblye për glorifikimin e masakrave ndaj shqiptarëvëve në vitet 1912-1918, sikur kjo të mos mjaftonte vazhdojmë dhe me takimin që e pati më Millorad Dodik, kjo tregon hapur se për kë punon ky ministër dhe kush i drejtorin institucionet e shtetit. Ne kërkojmë dorëheqjen e ministrit dhe distancimin e qeverisë nga agjendat anti-shqiptare dhe anti-perëndimore”, thanë nga FR-BDI.

Comments