Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow

61

Pas Shteteve të Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe, kanë lejuar Ukrainën përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi SCALP dhe Storm Shadow për të sulmuar brenda territorit rus, shkruan Le Figaro.

“Francezët dhe britanikët kanë lejuar Ukrainën të përdorin për sulme thellë në territorin rus raketat SCALP/Storm Shadow”, u tha nga Le Figaro.

Artikulli më pas fokusohet më shumë në autorizimin e presidentit amerikan, sa i përket përdorimit të armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi nga ana e ukrainasve sa i përket sulmeve në Rusi me raketat ATACMS.

New York Times kishte raportuar se Joe Biden kishte lejuar për herë të parë, që forcat ukrainase të përdorin raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS për të sulmuar në territorin rus.

Ato fillimisht do të duhej të përdoreshin për të goditur rusët dhe trupat verikoreane në rajonin Kursk të Rusisë.

Comments