Franca i ndan Arifit titullin “Oficer i Urdhërit Kombëtar të Nderit”

228
Franca i ndan Arifit titullin “Oficer i Urdhërit Kombëtar të Nderit

Në një takim të zhvilluar në Komunën e Tetovës, Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Timonier njoftoi dhe njëkohësisht e uroi  Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi për titullin Oficer i Urdhërit Kombëtar të Nderit (Officier dans l’ordre national du merite), të cilin i’a ndan qeveria Franceze përmes ambasadës së saj në Shkup.

Në takimin e zhvilluar në Komunën e Tetovës  u bisedua edhe për situatën e përgjithshme politike në vend, opsionet e mundshme për përmbyllje të krizës si dhe stabilizimi politik i vendit.

Comments