Fshati Mojanc dhe Orllanc që 12 orë pa rrymë elektrike!
Dy fshatrat e komunës së Haraçinës, Mojanca dhe Orllanca që 12 orë janë pa energji elektrike, raporton Faktiditor.info.
NË inboksin e portalit tonë kanë arritur ankesa të shumta nga banorët lokal dhe nga biznese të ndryshme në lidhje me këtë rast, të cilët ankohen se u është bërë e vështirë që të funksionojnë pa rrymë elektrike.
Kjo mungesë po dëmton rëndë bizneset që gravitojnë në ato fshatra dhe poashtu edhe temperaturat e ulta po shkaktojnë probleme për banorët që po ngrohën me rrymë.
Në bazë të informatave që kemi një ekip i EVN-së ka ardhur për intervenim por i njejti është dëbuar nga një banor i fshatit./Faktiditor.info/