Fury me akuza të “rënda” pas humbjes nga Usyku

186

Tyson Fury ka pretenduar se atij iu ‘vodh’ fitorja ndaj Oleksandr Usyk, pasi u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve në rimeçin e vlefshëm për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda.

Pasi e mposhti Furyn me vendim të ndarë të gjyqtarëve në maj për t’u parë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga koha e Lennox Leëis, ukrainasi i mbajti rripat ËBO, ËBA dhe ËBC të shtunën, pasi të tre gjyqtarët i dhuruan fitoren me rezultat 116-112.

Pasi zgjodhi të mos bëjë një intervistë në ring pas meçit, Fury dha mendimin e tij të parë tek disa gazetarë teksa po kthehej në zhveshtore.

“Ju betohem në Zot se mendova që kam fituar në të paktën tri raundet e fundit. Unë e dominova këtë luftë, gjatë tërë natës”.

“Unë kam boksuar gjatë tërë jetës sime dhe ju nuk mund ta ndryshoni një vendim. Kur nuk fitoni me nokaut, ju nuk e keni të garantuar fitoren”.

“Unë mendoj se i kam fituar të dy luftat. Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se e fitova këtë luftë. Unë mendoj se Usyk mori një dhuratë për Krishtlindje, por nuk është faji i tij”, ka thënë Fury.

Për fund kur u pyet për të ardhmen e tij, Fury la të hapur gjithçka duke thënë se ndoshta do të kthehet sërish në ring ose ndoshta jo.

Comments