Futbollisti i Shkupit Andrej Llazarov në mesin e viktimave në Koçani

Andrej Lazarov, futbollisti i Shkupit ka ndërruar jetë në spitalin e Shtipit ku është transferuar mëngjesin e sotëm pas tragjedisë në Koçan. Lazarov ishte vetëm 25 vjeç. Si një hero i vërtetë, ai shpëtoi jetë në diskotekën që digjej. Ai nuk pësoi ndonjë djegie të rëndë, por thithi tymin që ishte i pranishëm në dhomë dhe kjo ishte vendimtare.

Futbolli i Maqedonisë vajton Lazarovin e saj, futbollistin e ri nga Shkupi.
Lazarov gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Metalurgun, Rabotniçkin, Tikveshin, Rudesin, Goricën dhe Shkupin./Faktiditor.mk/