Gara e breshkave për ndryshim!

Kjo është gara e breshkave për ndryshim në “državën Severna”, megjithse motorët e tyre janë ndezur dhe rrotat lëvizin në vend rrotullo, ata kanë ngelur aty ku ishin para 24 qershorit të vitit të kaluar si autopark i varrezave për makina.
Propaganda me plot popmpozitet që ata hodhën gjatë fushatës zgjedhore se me ta dielli i pranverës do të lindte ndryshe nuk ndodhi, jo vetëm nga pagatishmëria e vullnetit politik për t’i bërë reformat në drejtësi dhe në fusha të tjera, por edhe nga pagatishmëria dhe frika e shumicës parlamentare për ta sjell ndryshimin nga pasojat e hapjes së kushtetutës dhe hezitimi i partive shqiptare për ta hequr qafe 20%!
Ndaj, duke parë pagatishmërinë e premierit Micko për ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimin labil të vredistëve, shumica e shqiptarëve kanë krijuar tashmë një përshtypje se as kjo qeveri e koalicionit nuk do ta zhbëj 20% e turpit nga kushtetuta.

Tashmë edhe vredistët me gjysmë zëri e kanë pranuar se pa vullnetin politik të komitëve vështirë se mund të fshihet 20% i përdhosjes së identitetit shqiptar nga kushtetuta.
Prandaj, ndryshimet në “Severna” me hapin e breshkës nuk duket do të ndodhin brenda afatit të kësaj përbërje qeveritare, por përkundrazi, duhet parë problemi te qëndrimi lojal dhe servil i partiçkave shqiptare në qeveritë e koalicionit, ku ata për tri dekada i kanë shërbyer pushtetit dhe jo interesave kombëtare shqiptare.
Medai Shaholli