Gashi: Nuk qeveriset me vota fejzbukiane
Kuvendi ka filluar punën me seancën e jashtëzakonshme për votimin e Buxhetit për vitin 2021 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare me 74 deputetë, në fjalën e tij Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi i ka replikuar Liburn Aliut të LVV-së, i cili i tha partive në pushtet se i keni dhezë ‘sharrat’ diku me projektbuxhetin e vitit.
E këtu Gashi ka thënë se “paranoja e sharrave, e thikave dhe shpatave është sëmundje psiqike që po e shkatërron këtë vend. Me paranoja, britma e kliththma ky popull asnjëherë nuk do ti nënshtrohet paranojës suaj”, ka thënë Gashi në Kuvend.
Tutje ai tha se nuk qeveriset me vota fejzbukiane.
“Interesi i vendit është që institucionet shtetërore të funksionojnë, që policët dhe ushtarët e Kosovës të kenë paga, të gjitha institucionet të funksionojnë, tjerat mbetet të matemi në betejën e zgjedhjeve”, tha ai ndër të tjera. /Gazeta Express/