Gazetari i CNN e vë në siklet Putinin, ja çfarë e pyeti
Salla e shtypit në Gjenevë gjatë takimit të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit Joe Biden përjetoi një moment tensioni me një pyetje të korrespondentit Matthew Chance për tre çështje që mbajnë të interesuar komunitetin ndërkombëtar.
Pas takimit të tij me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Gjenevë, takim i cili zgjati rreth katër orë, presidenti rus Vladimir Putin ishte i pari që dha një konferencë për shtyp, ku ai u përball me pyetje të vështira nga një gazetar nga rrjeti amerikan CNN.
Reporteri britanik Matthew Chance e filloi fjalinë e tij me një interes për tonin e bisedës së Putinit me Biden, por më pas pyetjet e tij u bënë shumë më të theksuara. “A jeni zotuar të ndaloni kryerjen e sulmeve kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara? A premtuat të ndaloni kërcënimin e sigurisë së Ukrainës? A keni premtuar të ndaloni shtypjen e opozitës në Rusi”? e pyeti gazatari i CNN presidentin rus Putin.