Gjendet i vdekur personi që sulmoi dje xhaminë në Zyrih

179
fresco

Gjendet i vdekur personi që sulmoi dje xhaminë në Zyrih

midle

Personi që hyri i armatosur në një xhami në Zyrih të Zvicrës ka vdekur, tha policia vendase duke konfirmuar se trupi i tij është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes.

Policia zvicerane ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Të shtënat erdhën orë pasi ambasadori rus në Turqi është qëlluar për vdekje. Autori, që është ekzekutuar nga forcat turke ka thirrur para krimit: Hakmarrje për Alepon.

Zyrihu, që ndodhet në veriperëndim të Zvicrës, është qyteti më i madh i vendit me më shumë se 390.000 banorë dhe një qendër globale bankare.

Comments