Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari në malin e Pashtrikut

27-vjeçar nga Hasi, që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, u gjet pas shumë orësh, pa shenja jete.

I riu kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë, familjarët nuk e gjetën të riun gjatë natës.