Gjendja e të lënduarve në Koçan, stabile! Taravari: Disa pacientë janë lëshuar në shtëpi!

62
fresco

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se gjendja shëndetësore e pacientëve të shtrirë në spitale është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Taravari gjithashtu njoftoi se 3 pacientë janë lëshuar në shtëpi dhe se 3 të tjerë pritet të lëshohen gjatë ditës së nesërme

Nga gjithsej 20 që ishin kritikë, sot konstatuam se 10 janë në gjendje më të rëndë, por janë jashtë rrezikut. Aktualisht në vend po trajtohen 72 pacientë,” tha Taravari. Gjendja e pacientëve të lënduar nga zjarri në diskotekën “Puls”, në Koçan është stabile, tre pacientë tani veçse janë lëshuar në shtëpi, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

ARBEN TARAVARI- MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Të gjithë pacientët janë stabil, dhe jashtë rrezikut për jetë. 72 pacientë shërohen këtu në Maqedoni dhe 101 pacient janë jashtë shtetit, prej këtyre që janë 72 pacient në Maqedoni, 35 janë në qendrën klinike, 15 në “8 Shtatori”, 11 në spitalin e përgjithshëm të Qytetit dhe vetëm 1 në Shtip, prej pacientëve disa dje veçse janë lëshuar në shtëpi, tre pacientë.”

Ndërkaq, pacientët të cilët janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare në Nish i vizitoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, i cili në Facebook, kishte shkruar se gjendja e dy pacientëve në këtë klinikë është stabile, ndërsa një pacient tjetër në gjendje më të rëndë.

Ministri i Shëndetësisë sot informoi se gjithsej jashtë shtetit janë 101 pacientë, dhe shumica prej tyre jashtë rrezikut për jetë.

midle

ARBEN TARAVARI

“Jashtë shtetit janë gjithsej 101 pacientë. Në bazë të informacioneve që i kemi, shumica janë jashtë rrezikut për jetë. Ditën e diel thashë që janë 20 pacientë, sot mund të them se vetëm 10 prej atyre janë më kritikë, por edhe ato janë jashtë rrezikut për jetë tani për tani.”

Taravari tha se ka ende oferta për të dërguar pacientë për mjekim jashtë vendit, por ende nuk është vendosur nëse do të dërgohen edhe ndonjë nga të lënduarit.

ARBEN TARAVARI

“Dje janë dërguar një numër më i vogël pacientësh, sot ka oferta nga disa vende, por do të shohim, ndoshta do të dërgohen maksimumi 10, ndoshta jo.”

Për momentin, pacientët e lënduar në tragjedinë e Koçanës janë duke u mjekuar në Greqi, Bullgari, Serbi, Turqi, Kroaci, Austri, Rumani, Holandë dhe Suedi.

Comments