Gjenevë, sot nis samiti Biden – Putin

420

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus, Vladimir Putin takohen këtë të mërkurë në një samit në Gjenevë të Zvicrës. Dy liderët botërore pritet pritet  të bisedojnë se çfarë duhet të bëhet për të vendosur në rrugën e duhur marrëdhëniet dypalëshe që janë tensionuar edhe më shumë se në periudhën e Luftës së Ftohtë.

Samiti, në të cilin Biden do të takohet për herë të parë ballë për ballë me Putinin pas zgjedhjes si president, ka një rëndësi historike në aspektin e diskutimit të marrëdhënieve në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Takimi mbahet  në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.

Rusia e cila përballet me sanksione nga vendet perëndimore që nga viti 2014 kur ajo aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë, nuk dëshiron të jetë pala e tensionit për të mos u dëmtuar edhe më shumë në aspektin ekonomik. Sanksionet në fjalë kundër Rusisë së pasur me naftë dhe gaz natyror vazhdojnë në mënyrë të koordinuar nga SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë.

Në krye të temave që do të diskutohen në takimin Putin-Biden do jenë “sulmet kibernetike”. Një tjetër temë kryesore e cila pritet të diskutohet në tryezë është projekti i gazsjellësit “Nord Stream 2” i cili shtrihet nga Rusia në Europë. Pak kohë më parë Putin deklaroi përfundimin e pjesës së parë të projektit. SHBA-ja e cila dëshiron t‘i shesë Europës gazin që posedon, e kundërshton këtë projekt mes Rusisë dhe Europës në aspektin tregtar dhe atë strategjik.

Po ashtu në rend dite mes dy liderëve do të jetë edhe kriza në Ukrainë e cila është fqinje me Rusinë. Gjithashtu edhe shqetësimi për stërvitjet e NATO-s kohët e fundit në kufirin perëndimor dhe jugor të Rusisë është një temë tjetër të cilën pritet që Putin ta diskutojë në takimin me presidentin amerikan.

Nuk do të mbetet jashtë diskutimit edhe çështja e opozitari rus, Alexei Navalny.

Comments