Gjermania “në këmbë” kundër AfD-së, mijëra njerëz i bashkohen demonstratave

325

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në demonstrata të shtunën në më shumë se 60 qytete gjermane kundër partisë populiste të ekstremit të djathtë, Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Gjatë demonstratave qytetarët bënë thirrje që partitë demokratike të mos bashkëpunojnë me AfD pas zgjedhjeve dhe mbajtën në duar slogane për të përforcuar kërkesën e tyre.

Sipas policisë, në Berlin të paktën 35 mijë persona u mblodhën te porta e Brandenburgut dhe duke mbajtur qirinj në duar dërguan mesazhin e tyre “kundër kalimit të vendit në krahët e të djathtës ekstreme”. “Përndryshe do të ketë kryengritje të dinjitozëve”, thërrisnin demonstruesit.

Christoph Bautz, kreu i Campact, i cili bashkëorganizoi theksoi se “partitë demokratike duhet të ndihmojnë për t’i bërë ballë topit të zjarrit dhe jo për të bashkëpunuar me AfD”.

Dhe duke iu drejtuar kreut të Partisë Demokristiane (CDU) Friedrich Merz, ai paralajmëroi se “nëse ai kërkon një shumicë me AfD-në për çështjet e emigracionit, do të ketë një revoltë të të denjëve në këtë vend”.

Gjermania “në këmbë” kundër AfD-së,
Ndër të tjera, në demonstratë mori pjesë edhe kryetarja e Sinodit të Kishave Ungjillore në Gjermani, Anna-Nicole Heinrich, e cila tha se “Zoti u ka dhënë të gjithë njerëzve të njëjtin dinjitet dhe për këtë arsye nuk do të heshtim kur njerëzit përjashtohen, sulmohen apo kërcënohen dhe ne i qëndrojmë përballë kujtdo që sulmon demokracinë”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se kishat mbeten një vend strehimi dhe u bëri thirrje politikanëve që të mos shtrembërojnë faktet gjatë fushatës zgjedhore.

Më shumë se 40,000 njerëz demonstruan sot edhe në Këln , me pjesëmarrjen e Ministrit Federal të Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD), ndërsa një tubim prej 3,000 personash u zhvillua në Aschaffenburg, ku të enjten e kaluar një afgan vrau një djalë 2-vjeçar dhe një 41-vjeçar që ka tentuar ta ndalojë.

Në qytetin Halle në Saksoni-‘Ahalt, ku u mbajt tubimi kryesor zgjedhor i AfD me folësit Alice Ëeidel dhe Tino Hrupala, rreth 10,000 demonstrues shprehën kundërshtimin e tyre, ndërkohë që olicia ruante tubimet me forca të mëdha sigurie dhe asistencë nga shtetet fqinje.

Gjermania “në këmbë” kundër AfD-së,
Demonstrata të ngjashme u mbajtën në Münster , Karlsruhe, Regenstauf dhe qytete të tjera, ndërsa për nesër është planifikuar një tubim në Hamburg.

Një vit më parë pati sërish demonstrata masive kundër të djathtës ekstreme, me rastin e zbulimit të takimit sekret të zyrtarëve të AfD-së me neonazistët në Potsdam të Brandenburgut, ku u përfol se hartonin edhe planin për dëbimin me forcë të rreth 2 milionë emigrantëve.

Comments