Gjermania: Serbia është përsëritëse e përjetshme, ka për ta paguar
Berlini kërkon nga Beogradi të dënojë aktorët e djegies së Ambasadës gjermane dy ditë pash shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurtin e vitit 2008, transmeton Koha.net.
Bundestagu gjerman është këmbëngulës në qëllimin që Serbisë t’i pamundësohet përparimi në negociatat për anëtarësim në BE përderisa nuk ndodh epilogu i sulmit në Ambasadën e Gjermanisë gjatë mitingut “Kosova është Serbi” në shkurtin e vitit 2008.
“Problem yni është se aktakuzat, e lëri më aktgjykimet, as që janë në horizont, thuhet në një deklaratë të Bundestagut” që e citon “Blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në vitin 2012, derisa ishte nënkryetar i Qeverisë, kishte thënë se ky rast do të zgjidhet menjëherë.
E hetimet që kishin filluar atëherë, vazhdojnë ende me shenjën sekret zyrtar.
Deri më tash janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndër të cilët më së shumti zyrtarë policorë.
Gjatë demonstratave e pësuan disa objekte diplomatike.
Për sulmet dhe zjarrin vënë në Ambasadën amerikane janë dënuar nëntë të akuzuar me nga tri vjet burg.
Demonstruesit më herë kishin hedhur gurë dhe kishin djegur edhe ambasadën gjermane dhe atë kroate.