Gjesti i jashtëzakonshëm i çiftit irlandez në Durrës, gjejnë mbi 40 mijë euro dhe i dorëzojnë në polici

Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të një supermarketi, në lagjen nr. 13, Durrës.
Me veprimet e mëtejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.