Gjuajtje me armë në Viti: Tre persona të plagosur – dy në gjendje të rëndë
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Kemajl Azizi” në Komunën e Vitisë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i treti ka lëndime të lehta trupore.
“Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka thënë Hashani.
Njoftimi i plotë:
“Plagosje me armë zjarri”
Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.
Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë .
Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta.
Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.
Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.