Gjuajtje me armë në zyrat e PSD-së në Tiranë

57
fresco

Një konflikt mes disa personave është regjistruar pasditen e sotme në ambientet e një zyre elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe sipas policisë janë konstatuar dëmtime në xhamat e zyrës si dhe dy fishekë të paplasur.

midle

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me automjet dhe janë në kërkim nga policia. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Comments