Gjykata e BeH-së ka kërkuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milorad Dodikun

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar për Milorad Dodikun.
Përveç tij, ata kërkuan edhe një urdhër arresti për kryetarin e Asamblesë Kombëtare të RS, Nenad Stevandiq. Të dytë kanë kaluar kufirin shtetëror dhe për ta është lëshuar fletarrest i brendshëm.

Gjykata ia dorëzoi kërkesën Interpolit në Sarajevë dhe ajo duhet të miratohet nga zyra qendrore në Lion.
Dodik arriti të kalonte kufirin boshnjak për në Serbi të hënën dhe të martën për të marrë pjesë në një konferencë mbi luftën kundër antisemitizmit të organizuar nga Ministria e Qeverisë Izraelite për Diasporën./Indeksonline/