Gjykata Penale sulmon Prokurorinë Speciale

175
Gjykata Penale sulmon Prokurorinë Speciale

Nga Gjykata Penale sot përmes një njoftimi u ankuan ndaj sjelljes së prokuroreve speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai të cilat e akuzuan gjykatësen Tatjana Mihajlova se ka bërë një falsifikim intelektual me shënimin e të pavërtetave në procesverbalin nga seanca e dytë përgatitore.

“Në ekzistimin e saj 72 vjeçar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 nuk mbahet mend një sjellje e këtillë dhe mos respektim i prokurorit publik në gjykatë, si ndaj gjykatës, pushtetit gjyqësor ashtu edhe ndaj gjykatësit që është duke udhëhequr me procedurën ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që ta shohin në gjykimin e sotëm në lëndën e PSP-së për veprën penale dhunë në Komunën Qendër”, shkruan në njoftimin e gjykatës.

Comments