Gjykata ruse ne Moskë ka denuar me 6 vjet burg nje shqiptar pse luftoi ne krah të Ukrainës

155

Bernë, 2 janar -Një gjykatë ruse ka dënuar në mungesë nje shqiptar me gjashtë vjet burg për pjesëmarrje në konfliktin e Ukrainës në anën e Kievit. Sipas burimeve të gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i denuari eshte i riu shqiptar (25) me emrin J.H (i njohur per redaksine bahske mo foton e tij) i cili ju bashkua ushtrisë ukrainase dy vjet më parë për të luftuar forcat ruse.

Mesohet se i riu ka lindur në Shqipëri, por jetonte në Belgjikë është shpallur fajtor për veprimin si mercenar në një konflikt të armatosur.

Prokurorët konstatuan se J.H, i cili nuk ka nënshtetësi ukrainase ose ruse, udhëtoi në një kamp trajnimi në Rajonin Lviv të Ukrainës në mars 2022, që thuhet se i përket Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Atje, me qëllim të marrjes së « kompensimit material », hetuesit pretendojnë se Huseni iu bashkua Legjionit Ndërkombëtar si një mercenar, iu nënshtrua trajnimit ushtarak dhe « ra dakord të merrte pjesë në armiqësitë kundër përfaqësuesve të forcave të sigurisë të Republikave Popullore të Donetsk (DPR) dhe Lugansk. (LPR), si dhe ushtarakë të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Prokuroria rsue tha se çështja e J.H u dëgjua nga Gjykata e qytetit të Moskës, e cila, për shkak të mungesës së të pandehurit, ka lëshuar një urdhër arresti për të dhe e ka vendosur në listën e kërkimit ndërkombëtar, por emri i tij sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ende nu figuron ne listen e Interpol-it

Comments