Gjykata vendos në favor të Speciales për Grujevskin

145
fresco
Gjykata vendos në favor të Speciales për Grujevskin

midle

Gjykata penale ka marrë vendimin se kontrolli në shtëpinë e Goran Grujevskit ka qenë ligjor.

Sipas PPS-së, tani nuk ekziston pengesë ligjore që provat e siguruara nga kontrolli të përdoren gjatë procesit.

Paraprakisht, për gjykatën ishte kontestuese se pse është kryer kontrolli përderisa Grujevski ka qenë në paraburgim.

Goran Grujevski dyshohet për rastin ‘Fortesa’ për shkatërrimin e sisitemeve të përgjimit dhe në lëndën ‘Fortesa 2’ ku ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve me të cilat është fshehur shkatërrimi i sistemeve për ndjekjen e komunikimeve.

Comments