Gjyqi për vrasjen e boksierit Besar Nimani, të shtëna me armë e të plagosur jashtë gjykatës në Bielefeld të Gjermanisë

Sot në orën nëntë të mëngjesit ka nisur gjyqi për vrasjen e boksierit Besar Nimani. Personi i dyshuar për vrasjen e tij, Huseyin Akkurt, që ishte arrestuar në Bruksel në mes të korrikut ishte ne gjyq, ndërkohë një person tjetër ndodhet në arrati.

Siç raporton gazeta gjermane BILD, pak pas përfundimit të seancës gjyqësore, disa dëshmitarë okularë kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna armësh pak metra nga dalja e gjykatës.
Disa oficerë të gjykatës janë dëgjuar teksa kanë bërtitur se dikush po qëllon me armë jashtë dhe më pas kanë dalë me vrap në rrugë./Express/