Goditën këmbësorët në komunikacion, privohen nga liria dy shoferë në Shkup

Dy shoferë të cilët dje me veturë kanë goditur këmbësorë në Shkup, janë privuar nga liria, ndërsa u janë konfiskuar edhe veturat. Siç njofton MPB, nëpunës policor në Shkup e kanë privuar nga liria shkupjanin I.S. (45) pasi dje rreth orës 21:50 në Shkup, në udhëkryqin e R.r. “Adem Demaçi” me R.r. “Metodija Mitevski”, me automjetin “Fiat” me targa të Shkupit, goditi këmbësorin А.А.(57) nga Shkupi.
“Këmbësorit i është ofruar ndihmës mjekësore në SPQ “Shën Naumi i Ohrit”, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa kontroll ka kryer edhe një ekip nga SPB Shkup. I.S. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar për veprime të mëtejme”, thonë nga MPB-ja.

Nga MPB thonë se në një rast tjetër, në Shkup është privuar nga liria edhe B.H.(52) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në Shkup, për shkak se dje rreth orës 17.30 në Shkup, në udhëkryqin në R.r. “Filipi i dytë” me R.r “Mirçe Acev”, me automjetin “Citroen” me targa Shkupit, goditi L.М.(48) nga Shkupi.
“Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi L.М., të konstatuara në SPQ “Shën Naum i Ohrit”. Ekzaminimin në vendin e ngjarjes e kreu SPB Shkup, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik vozitësi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar për veprime të mëtejme”, thonë nga MPB.