“Goditja” e Trumpit ndaj Smithit, Behrami: Kosova e ka mundësinë e artë që të bëhet pjesë e triumfit të drejtësisë

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka komentuar urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar autorizimet e sigurisë për stafin e Covington & Burling LLP, një firmë e mirënjohur ligjore në Uashington, pjeë e secilës ishte edhe Jack Smith-it.
Ai ka bërë me dije beteja e presidentit Trump kundër Jack Smith është betejë kundër padrejtësisë që po ndodh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova e ka mundësinë e artë që të bëhet pjesë e triumfit të drejtësisë.
“Dridhjet tektonike të goditjes që Presidenti Trump ia bëri Jack Smith-it, duhet të godasin deri në Hagë! Aktakuza skandaloze kundër Presidentit Thaçi dhe krerëve të UÇK-së nga Jack Smith, ishte vetëm parahyrje e gjykimeve politike kundër Presidentit Trump! Beteja e Presidentit Trump kundër Jack Smith është betejë kundër padrejtësisë që po ndodh në Hagë! Kosova e ka mundësinë e artë që të bëhet pjesë e triumfit të drejtësisë, në ditën kur Jack Smith e zë vendin e krerëve të UÇK-së prapa grilave, derisa krerët e UÇK-së të jenë të lirë!”, ka shkruar Behrami.