Gol e asistim nga Shaqiri, Baseli kthehet te fitorja

Baseli është kthyer te fitorja në Superligën e Zvicrës në futboll. Dhe më meritori për këtë ishte kapiteni i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri.
Të dielën, Baseli fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Winterthurit, në xhiron e 29-të të Superligës zvicerane. Shaqiri shënoi gol të bukur me goditje nga zona për 1:0, në minutën e 49-të. Në minutën e 70-të asistoi për 2:0.

Baseli në xhiron e kaluar kishte pësuar 2:1 nga Young Boysi, e para asaj ndeshjeje kishte luajtur 1:1 me Luzernin.
Është i dyti në tabelë me 49 pikë, dy më pak se Servette. Winterthuri është i fundit me 20 pikë.
Shaqiri tani i ka dhjetë gola e 13 asistime në 25 paraqitje kampionale.
Leon Avdullahu e Shaqiri kompletuan ndeshjen te Baseli. Albian Ajeti luajti prej minutës së 82-të.
Ledjan Sahitaj debutoi në Superligën e Zvicrës, duke luajtur prej minutës së 88-të për Winterthurin.