Gomat dhe disqet, në shënjestër të doganierëve të Maqedonisë!

Drejtoria e Doganave ka publikuar raportin për sekuestrimet që janë bërë së fundmi nga doganierët, përcjell TV21. Sipas njoftimeve të Doganës, në disa raste janë cak i sekuestrimit kanë qenë disqet dhe gomat për automjete.

“Në dy raste, ekipet mobile sekuestruan 20 komplete të përdorura të disqeve prej alumini dhe çeliku, me goma. Rastet janë zbuluar në bashkëpunim me MPB-në, pas kontrollit të kamionëve në rrugën Tabanoc-Kumanovë”, thuhet në njërin njoftim të Doganës.
“Doganierët në njësinë doganore Novo Sellë, gjatë kontrollit të një automjeti të mallrave dhe të rimorkios të deklaruar për doganim importues, kanë zbuluar disqe dhe goma të automjeteve të pasagjerëve, të cilat nuk ishin të përfshira në dokumentet doganore”, thuhet në njoftimin tjetër të Doganave./tv21.tv