Google Chrome vjen me ridizajnim të plotë në shtator!

347

I bërë në dispozicion për zhvilluesit dhe kanalet beta në korrik, ridizajnimi nga Google i shfletuesit më të popullarizuar në botë Chrome, po vihet në dispozicion për të gjithë duke nisur në fillim të muajit të ardhshëm.

Duke filluar që nga 4 shtatori, “Chrome Browser do të ketë një dizajn të ri në të gjitha sistemet operative”, thuhet në shënimet më të reja në Chrome Enterprise të Google.

Rifreskimi ‘Material Design’ do të sjellë qoshe të rrumbullakëta në dritare, një gamë me ngjyra të ndritshme, dhe shtresë të bardhë për dritaret aktive.

Së bashku me përmirësimin vizual, përditësimi i ardhshëm i Chrome 69 do t’i ofrojë shfletuesit një sërë veçorish të reja, duke përfshirë “integrimin e qendrës së njoftimeve të Windows 10, navigacion me gjeste në Windows dhe përditësime automatike.”

Përdoruesit mund të presin gjithashtu disa përditësime për sigurinë e shfletuesit, siç është integrimi i plotë i shtesës Password Alert, që ndihmon në parandalimin e përdorimit të paautorizuar të Llogarive Google nga faqet e internetit të cilat janë të dyshuara.

Versioni i ri i Google Chrome gjithashtu premton të reduktojë rëniet e shkaktuara nga softueri i palëve të treta, me një politikë që tani bllokon kodin në mënyrë automatike.

Comments