Grabovci, pas dëshmisë: Jam gati të pastrohem nga akuzat (Video)
Ka përfunduar dëshmia në Prokurori e ish-nënkryetarit të PDK-së, Adem Grabovci për çështjen e aferës “Pronto”. Pas dëshmisë, Grabovci u shpreh se është i gatshëm të dalë i pastër nga hetimi.
“Jemi të gatshëm për tu pastru dhe për të dalë e vërteta në shesh”, ishte i vetmi prononcim i Grabovcit, pasi doli nga prokuroria, duke kërkuar se për çdo gjë tjetër të drejtohemi tek avokati i tij. Por gjatë prenocimit Grabovci ka shprehur me shaka “Do emërime erdhëm mi bo”
Adem Grabovci është intervistuar sot nga Prokuroria e Shtetit. Në panelin e prokurorëve kanë qenë Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani.