GROM: PSP me heqje dorë nga “Puç” e abolon Zaevin
Opsioni qytetar për Maqedoninë (GROM) sot vlerësoi se Prokuroria Speciale Publike me heqje dorë nga rasti “Puç” e abolon liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
“Arsyetimi i PSP-së për atë pse heq dorë nga aktakuza është ‘manipulim i zakonshëm’ me argumente të cilat gjoja se vetëm ata i dinë dhe askush tjetër në vend. Mbi të gjitha që këtë abolim, në kundërshtim me dispozitat në fuqi, ligjin dhe Kushtetutën, e bën një institucion jokushtetues siç është PSP-ja”, tha Lupço Prenxhov nga GROM.
Ai pyeti pse Zaevi dhe bashkëpunëtorët e tij, nëse ishin të pastër nuk kanë lejuar që gjykata të vlerësojë nëse ka bazë për ndjekje penale kundër tyre.
Sipas GROM-it, me hapin e tillë të PSP-së hapet mundësi për abolime të reja.