Gruaja e Assadit diagnostikohet me leukemi të rëndë

84

Bashkëshortja e liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad vuan nga një formë e rëndë e leukemisë.
Asma al-Assad është në izolim për t’u mbrojtur nga çdo infeksion, kështu që nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me njerëzit e tjerë, transmeton Telegraph-i britanik.

Familja Assad iku në Moskë pasi opozita rrëzoi regjimin e Bashar al-Assad në fillim të këtij muaji. Ish-zonja e parë dhe fëmijët u larguan nga Siria para presidentit, dhe tani thuhet se po kujdeset për të babai i saj Fawaz Ahras, një kardiolog i respektuar në Londër.

Presidenca siriane njoftoi në maj se Asma al-Assad, një siriane e lindur në Londër më 1975, ishte diagnostikuar me një formë akute të leukemisë, palcës së eshtrave dhe kancerit të gjakut.

Ajo ishte trajtuar më parë për kancerin e gjirit dhe në vitin 2019 ajo njoftoi se nuk ishte më e sëmurë pas një viti trajtim.

Raportet e mëparshme sugjeruan se Asma është e lodhur nga kufizimet e vendosura ndaj saj në Rusi dhe se ajo dëshiron të divorcohet dhe të vazhdojë trajtimin në Londër. Kremlini e mohon këtë dhe familja Assad nuk ka komentuar.

Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy, tha se Asma nuk është e mirëpritur në Britani.

Comments