Gruaja nga Gostivari raporton në polici se një 22-vjeçar ka kryer akte seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare
Me datë 03.01.2025 në ora 11:20 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin B.M. (22) nga Gostivari, i cili ishte denoncuar nga 51-vjeçarja nga Gostivari, se ka joshur vajzën e saj të mitur, e cila nuk ka mbushur moshën 14 vjeç, për të qenë në lidhje dashurie dhe kryer akte të tjera intime.
Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.