Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh

115
fresco

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Kosovë përgjatë këtyre gati katër viteve të qeverisë Kurti. Sipas Abazit, shpresa se do të bëhet më mirë ka qenë shumë e madhe dhe shton se për faktin që ka pasur një regres tepër të madh, zhgënjimi është edhe më i madh.

midle

Deputeti Abazi ka thënë se edhe vetë kishte besuar tek 51 %, megjithatë, sipas tij, Kosova sot është në kulmin e krizës për shkak të mungesës së kohezionit për atë se si në mënyrë kolektive dhe si shoqëri duhet të ecim përpara.

Abazi thotë se i vetmi sukses i kësaj qeveria të drejtuar nga Kurti, është që Kosova do t’i organizojë lojërat Mesdhetare në vitin 2030.

Comments