Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

180
fresco

Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur rreth 5 milionë euro për familjet në nevojë.

Në një postim në Facebook, ai e cilësoi këtë mbrëmje si një natë të jashtëzakonshme, ku zemërgjerësia e biznesmenëve shqiptarë u shpreh përmes kontributeve për bamirësi.

midle

“Iftari i parë i organizuar nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në Emerald mblodhi biznese nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët u bënë pjesë e një projekti madhështor për ata që kanë më shumë nevojë. Me një solidaritet të pashoq, ata dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe humanizmi janë vlera që na bashkojnë”, shkroi Kastrati.

Ai falënderoi të gjithë kontribuuesit dhe uroi që Zoti t’i shpërblejë për veprat e tyre të mira.

Comments