Haliti: Me Hamzën kryeministër punëtorët do të kenë paga më të lart

113

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka publikuar një shkrim, në të cilin ka bërë edhe një premtim.

Sipas Halitit, me Bedri Hamzën kryeministër, punëtorët do të kenë paga më të larta.

Tutje, ai u ka uruar fillim të mbarë të gjithë punëtorëve.

“Mirëmengjesi!

Pas një periudhe festash, sot mijëra punëtorë në sektorin publik dhe atë privat, u janë kthyer punëve dhe angazhimeve të përditshme.

Me Bedri Hamzën kryeministër, të gjithë punëtorët do të kenë paga më të larta e trajtim më të mirë.

Fillim të mbarë për ta bërë Kosovën më mirë!” – ka shkruar Haliti.

Comments