Haliti propozon ndërtimin e dy urave paralele mbi Ibër, për kalimin e makinave

65

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, është deklaruar së fundmi rreth situatës në veri.

Në podcast-in e Veriu Tv, Haliti mes shumë temash të rëndësishme, ka folur edhe për çështjen e urës së Ibrit dhe diskutimet mbi hapjen e saj për qarkullim.

Haliti ka thënë se pasi ura e Ibrit është shndërruar në një simbolikë nga serbët, atëherë ai ka propozuar që të ndërtohen dy ura paralele për qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e qytetit.

Madje ai ka propozuar që të ndërtohet edhe një bulevard në të dy anët e qytetit ku njerëzit do të qarkullonin.

Comments