Hamza: 25 milionë euro bursa studentore, për çdo vit

62

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se prioritet i partisë është arsimi, që të rinjtë të realizojnë ëndrrat pa u penguar nga kufizimet financiare.

Në një shkrim në Facebook, Hamza njoftoi se çdo vit do të ndahen 25 milionë euro për bursa studentore, duke mundësuar mbështetje për mijëra të rinj në Kosovë.

“Ne e kemi prioritet tepër të lartë arsimin, arsim për të ardhmen. Unë, kryeministër ju siguroj dhe garantoj që vajzë apo djalë që nuk ka mujt me i realizu ëndrrat, për shkak të kufizimit financiar, nuk ka me pas në Kosovë” – tha Hamza.

“Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë” – shtoi ai.

Comments