Hamza: Me VV-në s’kemi kurrfarë komunikimi

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me partitë opozitare, përfshirë edhe LDK-në për krijimin e një koalicioni qeverisës.
Megjithatë thotë se bisedimet me LDK-në s’janë në fazën ku flitet për formulën e krijimit të Qeverisë, megjithatë Hamza thotë se nuk është një person që shkakton pengesa për detaje të vogla.

“Me disa parti politike thuajse jemi në rregull. Mundemi me ardhë tek faza ku flasim për formulën e komponimit të qeverisë, ndërsa sa i përket LDK-së, ne ende s’kemi mbrri në atë fazë ku ta diskutojmë formulën e krijimit të qeverisë, por unë jam shumë i hapur për diskutime.S’jam prej atyre që për ndonjë detal të qes vështirësi në proces. Kosovës në këtë fazë nuk i nevojitet vakum institucional”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se si PDK s’kanë asnjë komunikim me LVV-në dhe se personalisht ka thënë se preferon një koalicion me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend.