Hamza premton heqjen e tarifave doganora për importin e makinave elektrike

51

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar heqjen e tarifave doganore për importin e makinave elektrike.

Sipas Hamzës, makinat elektrike janë një hap drejt një mjedisi më të pastër.

Postimi i plotë:

Çdo makinë elektrike në rrugët e Kosovës është një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të mirë. Ne do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë.

Në qytete do të krijojmë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike. E ardhmja e transportit është elektrike dhe gradualisht do ta bëjmë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike.

Comments