Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka ftuar bashkatdhetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se numri fitues për Kosovën është numri 137.
“Të dashur vëllezër dhe motra në mërgim, nga sot ka filluar votimi për ju me postë. Ju që jeni regjistruar si votues, shfrytëzojeni këtë të drejtë, votoni. Votoni numrin 137, që është numri fitues për Kosovën. Bashkë jemi fitues”, ka thënë Haradinaj.