Haradinaj: Kam kërkuar të më ulet paga

315

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për grevën në shëndetësi e arsim, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm, i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’u rriten pagat përveç kryeministrit“, tha Haradinaj.

Punonjësit shëndetësorë janë në grevë që nga muaji dhjetor, ata kërkojnë paga në nivel me prokurorë e gjyqtarë. Nga greva u tërhoqën disa, derisa tani grevën e vazhdojnë kirurgët dhe ortopedët.

Nga 14 janari në grevë kanë hyrë edhe institucionet arsimore në Kosovë.

Comments