“Haradinaj më afër Hagës se sa Beogradit”?

154

Lideri i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili me fletë arrest të Serbisë është ndaluar në Francë, mund t’i dorëzohet Gjykatës Speciale të sapo formuar në Hagë, ka deklaruar udhëheqësi serb për krime lufte Milan Petroviq, transmeton Koha.net.

Petroviq për Radio Deutsche ka thënë se kjo mundësi ekziston dhe se ajo gjithnjë e më shumë po përmendet në opinion.

“Dokumentacioni është dërguar, secila palë e ka thënë atë që e ka pasur, e institucioneve serbe e kosovare u ka mbetur vetëm të presin, sepse vendimin përfundimtar për fatin e ish – komandantit të UÇK-së e merr gjyqi francez”, citohet të ketë thënë Petroviq.

Ai megjithatë pret që Haradinaj t’i dorëzohet Serbisë, ndërsa duke mos paraqitur detaje të kërkesës për dorëzim ka thekuar se “dëshmitarët janë shpallur shumë të ndjeshëm dhe se ata janë në atë situatë sa që mund të thyejnë sekretin e hetimeve”.

Petroviq ka shtuar se Beogradi nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt “derisa të mos nxirret para një gjyqi kompetent për t’u përgjigjur për krimet me të cilat ne e ngarkojmë”.

Comments