Haradinaj nuk beson se Kurti do të mund ta formojë qeverinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nuk beson se do të mund të formohet Qeveria Kurti 3.
Haradinaj ka deklaruar se si AAK vazhdojnë të jenë të përcaktuar për një koalicion të opozitës.
Madje sipas tij, askush nga opozita nuk do të bashkëpunoje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj [se do e formojë Kurti Qeverinë], nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, tha Haradinaj.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, të hënën e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me opozitën sa i përket formimit të qeverisë së re.
Haxhiu ka theksuar se do të bëjnë përpjekje për të takuar deputetë të zgjedhur por sipas saj jo ata nga opozita