Haradinaj për gjendjen shëndetësore të Thaçit: Mendoj që nuk është puna mirë

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar situatën shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në një intervistë për emisionin “DPT ME FIDANIN” në Klan Kosova, Haradinaj bëri të ditur se ka biseduar së fundmi me Salih Mustafën, por nuk ka pasur mundësi të flasë me Thaçin për shkak të kufizimeve në komunikim.

Ai shtoi se informacionet e deritanishme sugjerojnë se gjendja e Thaçit nuk është e mirë.
“Jo nuk kam informatë, skam folë, ka katër pesë ditë që kam fol me Calin, Hashimi, Kadria edhe Rexha i kanë të kufizime telefonatat edhe me familjet e veta. Por ata që e lexova për shkaqe shëndetësore, mendoj që nuk është puna mirë, zakonisht është diçka akute nëse nuk është protestë”, tha Haradinaj.